Sport

SUPERLIGA LIVE: Arbëria – Besa

Sot, luhet vetëm një ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës, raporton Gazeta Olle.

Arbëria kërkon rikthimin tek rezultatet pozitive në ndeshjen ndaj Besës së Pejës.

Të dy skuadrat janë inkuadruar në Superligë këtë sezon pasi përfunduan në krye të Ligës së Parë.

Ndeshjen e parë mes skuadrave e fitonte Arbëria në Brestovik.

Ndeshjen kronologjikisht mund ta ndiçni më poshtë:

LIVE: Arbëria 0-0 Besa

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ Dior Zabërgja humbet rast të qindpërqindtë shënimi, nuk realizon vetëm me portier

44′ Asnjë risi në këto minuta

40′ Pira harkon, Xhaka me kokë e largon

37′ Rusi del para portierit Haxhiaj, por gjuajtja e tij shkon jashtë porte

36′ Syla godet nga larg, super pritje e Kaçiut

35′ Besojeni ose jo, 35 minuta kanë kaluar akoma asnjë goditje në portë

29′ Bilalli në rast të mirë shënimi, megjithatë ishte pozitë jashtë loje

27′ Bruno Arrabal ndërhynë mirë ndaj Sebastien dhe largon rrezikun

26′ Gzim Rusi ndalet në zonë nga Diar Halili, shpëton Besa

22′ Rusi depërton dhe harkon mirë, Zabërgja nuk arrin të shënoj pavarësisht pasigurisë së Haxhiajt

18′ Bruqi godet, topi shkon jashtë portës

17′ Asnjë rast serioz shënimi deri më tani, ndeshje e zbehët

15′ Kaçiu grushton harkimin e Sebastien dhe largon topin

14′ Kashtanjeva pason në zonë, nuk ka rrezik për mysafirët

10′ Sebastien harkon mirë, Scekic nuk e godet dot topin

08′ Breno godet me kokë, Arbëria me fat pasi topi shkon mbi portë

06′ Haxhijaj grushton harkimin e Bahtirit, largon rrezikun

04′ Gabon portieri i Besës, nuk e shfrytëzon Kashtanjeva

02′ Arbëria sulmon e para, por pa sukses

01′ Fillon ndeshja në “Agron Rama”

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu/ Avdulli, Ibrahimi, Bruno, Pira, Bahtiri, Bruqi, Rusi, Zabërgja, Kashtanjeva, Bilalli

Besa: Haxhijaj/ Scekic, Ajdini, Breno Matos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Sebastien, Tahiri, Krasniqi, Syla

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi