Sport

Superliga Live: Arbëria – Besa, shpërthen ndeshja pak para fundit, më në fund shënohet goli i parë

ava e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjen ndërmjet Arbërisë e Besës, dy skuadra këto që synim të vetëm e kanë mbijetesën, shkruan “Zeri.info”.

Pas fillimisht shumë të mirë të sezonit, skuadra nikoqire ka pësuar rënie në formë, ndërsa i ka humbur katër sfidat e fundit radhazi. Kështu që pozicionohet në vend të tetë në tabelë me 11 pikë.

Në anën tjetër, pas fitores së Llapit, Besa është zhvendosur në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara nga 11 ndeshje.

Ndeshja luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Kjo ndeshje ka nisur në 13:30. https://zeri.info/inarticle.html

Superliga Live

Arbëria – Besa 0:0

GOL: 76′ Arbëria kalon në epërsi. Lutfi Bilalli e pranon një top jashtë zonës, futet për mrekulli në zonë dhe me goditje të saktë e dërgon topin në rrjetë për 1:0

71′ Besa rrezikon të shënojë në portën e vet. Zekiq për pak sa nuk e mposhti portierin Haxhiaj. Vazhdon të mbetet rezultat i “bardhë”

68’ Sërish provon Besa. Kësaj radhe godet nga 16-17 metra Da Silva, mirëpo Kaçiu edhe një herë e shpëton skuadrën nga Dobraja

66′ Sçekiç provon për pejanët nga goditja e lirë, gjuan bukur por “fluturon” Donat Kaçiu dhe e largon topin që shkonte në rrjetë 

Image

63′ Lutfi Bilalli (Arbëria) pranon një top të gjatë nga mbrojta, niset drejt portës, por Hajdini ndërhynë për mrekulli dhe e largon topi.

55′ Besa humbet mundësi të artë. Lorik Krasniqi pas një aksioni të gjatë, ndodhet i vetëm në zonë me portierin Haxhiaj, por godet tejet dobët për ta shpërdoruar një mundësi të artë shënimi

53′ Akison i bukur i Arbërisë. Gëzim Rusi harkon nga e majta për Kreshnik Bahtirin, i cili tenon me kokë, por topi shkon mbi portë

Image

50′ Bilalli i Arbërisë e pranon një top në zonë me gjoks, gjuan fuqishëm, mirëpo topi shkon mbi portë. Mbetet 0:0

46′ Rinis ndeshja

45’+1 Mbyllet pjesa e parë

45′ Arbëria në rast të mirë por Zabërgja nga pozita e mirë dështon të shënojë

37’ Arbëria provon me Gëzim Rusin, goditja e tij përufndon mbi portë

36’ Ngjallet Besa duke provuar me Sylën, devijon topin Ibrahimi dhe me vështirësi e pret Kaçiu

30’ Besa lëshon mundësi shënimi. Sebastian tenton nga gjuajtja e lirë, por topi i tij përfundon lartë mbi portë

10′ Arbëria po bën presion, por pa gjetur rrugën e golitImage

01′ Ka nisur ndeshja

Arbëria: Kaçiu, Avdulli, Ibrahimi, Bruno, Pira, Bahtiri, Bruqi, Rusi, Zabërgja, Kashtanjeva, Bilalli. Trajner: Arbnor Morina. 

Besa: Haxhijaj, Sçekiç, Ajdini, Breno Matos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Lucas Sebastian, Tahiri, Krasniqi, Syla. Trajner: Jerome Klein. 

Gjyqtarët: Burim Jahmurataj, Fatmir Abrashi, Bashkim Hyseni, Erdall Zasella. 

Postime të ngjajshme
Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës