Java e tetë e Superligës do të vazhdojë me dy ndeshje edhe sot, pas tri ndeshjeve të zhvilluar të mërkurën, shkruan Gazetasheshi.com.
Sot në orar janë dy ndeshje, ku spikat takimi i rivalëve të njohur Drita – Vushtrria. Dy klube që njihen për rivalitet ndër vite.
Ndeshje tjetër Flamurtarit e pret Gjilani, ku të dy skuadrat kërkojnë këndelljen.
Gazeta SHESHI ju transmeton formacionet zyrtare, si dhe do ju mbajë të informuar për çdo të re nga këto dy takime:
🚨 LIVE
🎯 Flamurtari – Gjilani 0-2
⌛ Mbyllet pjesa e parë!
⏱ 45+1′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan me kokë mbi portë pas harkimit të Bedri Grecës, tjetër aksion fantastik i mysafirëve.
➕1⃣ minutë shtesë!
⏱ 40′ Shend Kelmendi (Fla) gjuan nga largësia, por vetëm mbi portë.
🔔 34′ Keita Aziz (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!
📊 Me golin e dytë të pranuar, skuadra e Flamurtarit bëhet ekipi me më së shumti gola të pranuar në Superligë. Gjithsej 18.
🔝 Me dy golat e realizuar brenda dhjetë minutave, sulmuesi i SC Gjilanit, Gerhard Progni bëhet golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 5 gola.
⚽ 30′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) realizon pas një aksioni model të skuadrës mysafire për 0-2.
⚽ 20′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) pranon bukur një top nga mesi i fushës dhe me një super parabol realizon për 0-1.
⏱ 11′ Riste Ilijovski (Fla) gjuan me kokë sërish, por shkon pranë pingules.
⏱ 09′ Mërgim Boshnjaku (Fla) provon goditjen e tij nga largësia, por pret sërish Kenan Haxhihamza.
⏱ 06′ Riste Ilijovski (Fla) gjuan me kokë, por pret sërish Kenan Haxhihamza.
⏱ 05′ Adem Maliqi (Fla) gjuan nga jashtë zonës, por topin në fundore e dëbon Kenan Haxhihamza.
⏱ Starton ndeshja!
⏰ 14:35 Ndeshja ende nuk ka filluar për shkak të problemeve me rrjetën e portës së Flamurtarit.
Futbollisti i Flamurtarit, Agron Bruqi duke rregulluar rrjetën
✅ Rikthehen në formacionin startues Mërgim Boshnjaku dhe Adem Maliqi te KF Flamurtari.
🆕 Muhamed Useini është kapiten i ri i SC Gjilanit, pasi që Ylber Kastrati ndodhet në stol.
📝 Formacionet zyrtare:
📍 Flamurtari: Selimaj, Granchov, Ilijovski, Maxhuni, Fetahi, Islijami, Bruqi, Kelmendi, Maliqi, Boshnjaku, Tallovic.👨🏫Kryetrajner: Artim Shaqiri
📍 Gjilani: Haxhihamza, Veliu, Rapa, Frashëri, Jackson, Useini, Keita Aziz, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç. 👨🏫 Kryetrajner: Gentjan Mezani
🔎 Gjyqtarë: Selim Isufi, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Arben Halilaj
🏟 Stadiumi: “I Flamurtarit” – Prishtinë
🎯 Drita – Vushtrria 2-0
⌛ Mbyllet pjesa e parë!
➕1⃣ minutë shtesë!
📢 Si për Lucas Cardoson, ashtu edhe për Bujar Shabanin ishin golat e parë këtë edicion.
⚽ 39′ Goool… Bujar Shabani (Dri) përfiton nga një tollovi brenda zonës dhe me gjurin e djathtë realizon për 2-0.
⚽ 20′ Goool… Lucas Cardoso (Dri) e ka dërguar topin në rrjetë pas asistimit të Albin Krasniqit, 1-0.
⏱ 15′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan me të majtën, por pranë portës.
⏱ Starton ndeshja!
🆕 Kapiten i Dritës në këtë ndeshje do të jetë Fidan Gërbeshi në mungesë të Ardian Limanit.
❌ Ardian Limani dhe Ardian Cuculi kanë mbetur jashtë listës së kryetrajnerit Ardian Nuhiu për shkak të disa lëndimeve të lehta.
📝 Formacionet zyrtare:
📍 Drita: Tofiloski, Hasanj, Gërbeshi, Berisha, Blakçori, Bujar Shabani, Krasniqi, Haxhimusa, Vucaj, Xhevdet Shabani, Cardoso. 👨🏫Kryetrajner: Ardian Nuhiu
📍 Vushtrria: Manxholli, Izmaku, Hoxhaj, Lushtaku, Ian Agusto, Gavazaj, Muçaj, Zabërgja, Vinicius, Lamçja, Fazliu. 👨🏫 Kryetrajner: Antonio Toma
🔎 Gjyqtarë: Tefik Maloku, Benon Këpuska, Bekim Rama, Ilir Mehmeti
🏟 Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan