Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen kryesore e zhvilluar nga Podujevë ka triumfuar skuadra e Llapit kundër Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com

Golin e vetëm ne ndeshje e realizoi sulmuesi anësor, Edon Sadriu.

Ndërsa, kampionia në fuqi, Drita, e ka mposhtur skuadrën e Besës me rezultatin 3-1.

Golat për kampionët në fuqi i realizuan Bujar Shabani dhe dy gola tjerë sulmuesi anësor, Xhevdet Shabani. Kurse, golin e vetëm për pejanët e shënoi Ardi Hajdini.

Pas fitores, skuadra e Ardian Nuhiu, tashmë përsëri kryeson renditjen tabelare duke e lënë pas skuadrën e Ballkanit.

Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme:

Postime të ngjajshme
Sport

Krijuesit e Superligës kërcënojnë UEFA-në dhe FIFA-në

Sport

Krijimi i Superligës, njerëzit e futbollit në Angli e kundërshtojnë me forcë

Sport

Bekim Isufi kundër Superligës së Evropës

Sport

Zyrtare: Tjetër klub i njohur refuzon Superligën Evropiane