Sport

Superliga: Ja cili referë është deleguar në më së shumti ndeshje

Ndarja e drejtësisë në këtë sezon të Superligës është përcjellë me shumë interes.

Disa herë referët janë kritikuar ashpër për ndarjen e drejtësisë teksa në disa herë të tjera ata kanë marrë lavdata dhe janë vlerësuar lartë.

Këtë sezon plotë 14 gjyqtar kanë pasur nderin të jenë “bilbil kryesor” në ndeshjet e elitës së futbollit kosovar, me dy të fundit prej tyre(Mentor Ajeti, Lirim Jashari) që debutuan këtë të hënë.

Lider sa i përket delegimeve si gjyqtar kryesor për këtë sezon deri më tani është Mervan Bejtullahu me 9 ndeshje, ndërsa pas tij vijnë Dardan Çaka dhe Besfort Kasumi me 8.

Gjyqtari që ka dhënë më së shumti penallti këtë sezon deri më tani është Shpetim Murtezi me tre 11 metërsha të akorduar në 4 paraqitje.

Gjatë gjithë sezonit të kaluar vetëm 14 gjyqtar kanë patur mundësinë të jenë kryesor në takimet e Superligës, shifër kjo që është arritur akoma pa mbaruar vjeshta në këtë edicion

Postime të ngjajshme
Sport

Amir Prepolli, menaxheri dhe rehatuesi i klubeve kosovare në Turqi

Sport

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”

Sport

Konfirmohen miqësoret e Dritës në Turqi, skuadra nga Rusia dhe Ukraina sfidojnë kampionët e vendit

Sport

Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’