Sot hapet xhiroja e 11-të e elitës së futbollit kosovar, e cila luhet në mesjavë.
Vushtrria sot e pret skuadrën e Feronikelit në “Ferki Aliu”.
Ndeshja pritet të jetë shumë interesante, pasi që të dy ekipet luajnë për fitore pas rezultateve negative në xhirot e fundit.
Vushtrrisë do t’i mungojë mbështetja e tifo-grupit Forca, që ka bojkotuar ndeshjet e skuadrës së zemrës.
Me vetëm 6 pikë pas 11 xhirove, Vushtrria renditet në pozitën e fundit në tabelë. Kurse, kampioni në fuqi Feronikeli, me 16 pikë është në pozitën e 6-të.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Gramos Shala.
Takimi fillon nga ora 14:00.