Sport

Superliga e Kosovës: Shënohet një tjetër gol në ndeshjen Llapi – Gjilani

Xhiro e 20-të në elitën e futbollit kosovar mbyll siparin me dy duele tejet interesante të cilat priten të zhvillohen këtë të diel.

Llapi e pret Gjilanin në “Zahir Pajaziti” të Podujevës në një ndeshje ku vetëm fitorja është e vlefshme për dy skuadrat për të vijuar e objektivat që kanë pranë vetës për ti arritur.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani ndeshet me Feronikelit dhe synon ta shfrytëzojë gabimin e Dritës për ta marrë kreun e klasifikimit.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar minutë pas minute për këto dy sfida:

LIVE

Llapi – Gjilani 2-0

47′ GOL! Mentor Zhdrella (Llap) gjuan nga distanca dhe me mjeshtëri realizon për 2-0.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

42′ Edon Sadriu (Llap) gjuan nga distanca, por topi shkon pranë portës.

34′ Muhamed Useini (Gjil) gjuan pranë portës pas harkimit të Tomislav Sorsës.

32′ Valmir Veliu (Llap) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Ena Koliçi, i cili pret dy goditjet radhazi të sulmuesit llapjan.

30′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga largësia, por sërish topi mbi portë.

22′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan bukur brenda zonës, por topi godet traversën.

17′ Engjëll Hoti (Llap) gjuan nga distanca, por topi shkon jashtë portës.

08′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.

03′ GOL! Elvis Prençi (Llap) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 1-0.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Prençi, Shabani, Emini, Peposhi, Hoti, Ramadani, Zhdrella, Sadriu, Veliu, Gardasevic. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Hila, Useini, Musolli, Kelmendi, Qyrbja, Progni. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Alban Shala, Bujar Selimaj, Granit Hyseni, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Ballkani – Feronikeli 0-0

25′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon pranë portës.

17′ Zëvendësim te Feronikeli: Besmir Bojku inkuadrohet në vend të Damir Kojasevic.

16′ Astrit Thaqi (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

14′ Visar Berisha (Ball) gjuan nga largësia, por topi shkon pranë portës.

04′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan me kokë jashtë portës pas harkimit të Arbër Potokut.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Berisha, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Hoxha, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Thaqi, Mala, Princ, Pllana, Dabiqaj, Kojasevic, Carioca, Hoti, Maliqi. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatlum Berisha, Fatlum Jashari, Genc Nuza

Stadiumi i qytetit – Suharekë

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!