Sport

Superliga e Kosovës pranohet në lojën e njohur virtuale ‘OSM’

Superliga e Kosovës është pranuar në njërën prej lojërave virtuale sportive më të njohura në botë, “Online Soccer Manager”, shkruan “Zeri.info”.

“OSM” është një lojë virtuale e cila ka të bëjë me menaxhimin e skuadrave të futbollit nga ligat anë e mbanë botës, derisa ka miliona përdorues.

Kosova si vend zë pozitën e 29-të në botë në “OSM”, derisa menaxherët kosovarë në këtë lojë kanë mbi 53,000 pikë të grumbulluara.

Nga 20 maji i këtij viti, të gjithë lojtarët e kësaj loje mund të hyjnë dhe të marrin menaxhimin ekipeve të Superligës së Kosovës.

Kjo u arrit falë një peticioni të nënshkruar nga 283 lojtarë nga Kosova.

Përveç formës individuale të lojës, në “OSM” mund të luhet edhe me skuadra, përmes formatit “Crew World”, ku pesë menaxherë përballen ndaj pesë të tjerëve.

Kosova së fundmi ka arritur disa suksese në këtë lojë, derisa katër skuadra kosovare kanë hyrë në mesin e 100 më të mirave në “Crew World”.

Albion Rrustemi, përfaqësues nga grupi “Maraklit e OSM” në rrjetin social “Facebook” dhe njëherësh pjesëtar i ekipit “AOK” në “Crew World”, thotë se kosovarët kanë një bashkëpunim të mirë në këtë lojë.

“Ne momentalisht i kemi katër skuadra në mesin e 100 më të mirave në ‘Crew World’. EOK është në vendin e dytë, WOK në pozitën e 20-të, AOK në vendin e 61-të dhe RAB në vendin e 95-të. Këtë lojë e luajmë prej më shumë se dhjetë vitesh dhe kemi bashkëpunim të mirë mes vete. Për shkak të bashkëpunimit të mirë kemi arritur të kemi këtë renditje në këtë lojë”, shprehet Rrustemi




Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!