Sport

Superliga e Kosovës në futboll bëhet me sponsor të ri gjeneral

Federata e Futbollit të Kosovës ka nënshkruar sot, kontratë njëvjeçare me Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë (BKT), që do të jetë sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të quhet BKT Superliga.

Për më tepër në mbështetje të digjitalizimit të futbollit në Kosovë, BKT do të sponsorizojë edhe zhvillimin e platformës digjitale – Sistemin elektronik të shitjes së biletave për BKT Superligën.

Kontratën e partneritetit e kanë nënshkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe drejtori ekzekutiv i BKT-së, Suat Bakkal.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, presidenti i FFK-së, z.Ademi theksoj se ka kënaqësinë që sot u zyrtarizua partneriteti me BKT-në, një institucion ky i rëndësishëm bankar në vendin tonë.

“Ne si FFK jemi duke punuar me përkushtim të madh për avancimin e futbollit në të gjitha segmentet. Implementimi i sistemit VAR ka qenë projekti më i madh i këtij viti, por jo i vetmi. Kemi punuar në të gjitha aspektet, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e sponsorëve për ligat tona dhe me këtë rast e falënderoj BKT-në për gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ta mbështetur futbollin tonë nëpërmjet sponsorizimit të Superligës dhe projekteve të digjitalizimit të FFK-së. Ky partneritet është i mirëseardhur dhe i shërben interesave të të dyja institucioneve, por ajo që është më e rëndësishmja ndikon edhe në rritjen e mëtejme të futbollit tonë. Pra, tani futbolli i Kosovës po krijon një imazh tjetër dhe po rritet dita-ditës, gjë të cilën e dëshmoi edhe prezantimi i klubeve tona në garat evropiane. Besojmë se ky partneritet do të ndikojë edhe në ngritjen organizative të Superligës dhe në rritjen e cilësisë së lojës së futbollit”, ka thënë ndër të tjera presidenti Ademi.

Në anën tjetër drejtori ekzekutiv i BKT-së, z.Suat Bakkal, është shprehur: “Është gjithmonë kënaqësi për bankën tonë që të tregojmë përkushtimin dhe mbështetjen tonë ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës për shoqërinë. Gjatë 14 viteve që operojmë në Kosovë, ne kemi përkrahur shumë projekte duke ndihmuar sportin, kulturën dhe në veçanti të rinjt dhe fëmijët. Ndër të tjera, futbolli është sporti më i popullarizuar, që sjell njohje ndërkombëtare dhe pasuri ekonomike. Nga ky aspekt, ne duhet ta konsiderojmë atë si një kapacitet eksportues dhe potencial turistik për Ekonominë e Kosovës.

Me këtë partneritet të ri, ne po japim një kontribut të mëtejshëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në nivelin më të lartë, e sidomos pas implementimit te VAR-it, ku Kosova është vendi i parë në rajon. Implementimi i teknologjisë së VAR-it është një arritje a madhe për futbollin në Kosovë, që do të ndikojë në rritjen e kualitetin të futbollit në Kosovë dhe duke afruar atë më shumë ligave evropiane.

Në kuadër të projekteve të digjitalizimit të FFK-se, jam veçanërisht i lumtur që ne si Bank përmes këtij sponsorizimi do të mbështesim projekte tjera të digjitalizimit të FFK-së, përfshirë edhe një projekt me përgjegjësi të lartë shoqërore, zhvillimin e platformës digjitale-Sistemin Elektronik te Shitjes së Biletave e cila do të shërben për te gjitha klubet e Superligës si dhe në të mirën publike.

Në këtë mënyrë, së bashku me FFK-ne kemi qëllim avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë dhe proceseve të digjitalizmit për FFK-në”, theksoi z. Suat Bakkal.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane