.
Sport

Superliga e Kosovës LIVE: Rezultatet momentale në ndeshjet, Drenica – Drita, Gjilani – Ulpiana dhe Ballkani – Llapi

Sot do të zhvillohen edhe tri super sfida të tjera, shumë të rëndësishme për skuadrat që dalin në fushë në BKT Superligë.

Padyshim që kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani dhe Llapi si dy skuadra pretendente për titull përballen mes vete.

Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.

Ky takim do të gjykohet nga Genc Nuza, derisa fillon nga ora 13:30.

Gjysmë ore më parë luhen dy sfida tjera shumë interesante dhe të rëndësishme.

Drenica që po kalon formë të mirë pret Dritën e cila pas humbjes nga Ballkani synon të rikthehet te fitoret.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Gjilani pret Ulpianën, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion bardhekuqve.

BKT Superliga:

Drenica 2 – 0 Drita

Përfundon pjesa e parë.

45+2’ GOOOOOOOL: Kreshnik Uka realizon nga pika e bardhë, dyfishohet epërsia e Drenicë.

45+1’ Penallti për Drenicën, Cuculi prek topin me dorë brenda zonës.

08’ GOOOOOOL: Fatlum Gashi realizon gol të bukur nga distanca, Drenica në epërsi.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Smakiqi, Arrabal, Lushtaku, Thaqi, Kapra, Abazi, Gashi, Dushi, Hamiti, Uka, Zabërgja

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski

Gjilani 0 – 0 Ulpiana

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Ymeri, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musollo, Torasa, Kelmendi, Progni, Krasniqi.

Ulpiana: Ajeti, Rapuca, Shkalla, Emini, Lekaj, Shala, Rezi, Iran, Selimi, Santos.

Ballkani 0 – 0 Llapi

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, As. Thaqi, Jashanica, Hoxha, Dellova, Kuc, Gashi, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Baftiu.

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Neto, Peposhi, Ramadani, Krasniqi, Shabani, Selmani, Veliu, Shillova.

Related posts
Sport

FIFA përditson renditjen e Kombëtareve – Kosova ngjitet për një pozitë

Show BizzSport

Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar

LajmeSport

A jeni gati? Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës në “Air Albania”

LajmeSport

Futbollisti i Premier Ligës me plis në kokë e flamur kombëtar – motra e tij martohet në Kosovë!