Sport

Superliga e Kosovës: Ky është rezultati momental në të dyja ndeshjët

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.

Te Drita nga lëndimet janë kthyer edhe dy yjet, Faton Maloku e Ardian Cuculi që ndodhen në bankën rezervë.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.

Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.

Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.

LIVE: Drita 0-1 Trepça ’89

 

25′ Bujar Shabani provon goditjen, topi mbi portë

22′ Kalon gjysma e pjesës së parë, Drita nuk po arrinë të krijoj rast të mirë shënimi

14′ GOOOOL! Trepça ’89 realizon për 0-1, Zeki Ademi ishte golashënuesi.

08′ Rexha rrezikon i pari, pas goditjes së tij me kokë topi shkon jashtë

01′ Ka filluar ndeshja në Gjilan

Formacionet zyrtare:

Drita:  Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau.

(Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi)

LIVE: Drenica 0-0 Besa

29′ Rapo godet, por mbrojtësit mysafir e ndalin topin para se të shkojë drejt portës

25′ Denisson godet, por devijon Halili… vetëm këndore për vendasit

21′ Xhaka harkon, topin e kap Arion Ymeri

20′ Drenica me rastin më të mirë deri më tani, pritet topi nga Agron Kolaj

12′ Uka provon goditjen, por e ndal lehtësisht portieri Kolaj

10′ Ritëm i ulët i lojës deri më tani, asnjë rast i mirë për tu përmendur

01′ Ka filluar ndeshja në Drenas

Formacionet zyrtare:

Drenica:

Besa:

(Gjyqtarët e ndeshjes: Visar Kastrati, Meriton Berisha, Bashkim Hyseni).

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina flet për sfidën ndaj Prishtinës

Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!

Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Sport

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët