
Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.
Te Drita nga lëndimet janë kthyer edhe dy yjet, Faton Maloku e Ardian Cuculi që ndodhen në bankën rezervë.
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.
Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.
Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.
LIVE: Drita 0-1 Trepça ’89
14′ GOOOOL! Trepça ’89 realizon për 0-1.
08′ Rexha rrezikon i pari, pas goditjes së tij me kokë topi shkon jashtë
01′ Ka filluar ndeshja në Gjilan
Formacionet zyrtare:
Drita: Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau.
(Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi)
LIVE: Drenica 0-0 Besa
12′ Uka provon goditjen, por e ndal lehtësisht portieri Kolaj
10′ Ritëm i ulët i lojës deri më tani, asnjë rast i mirë për tu përmendur
01′ Ka filluar ndeshja në Drenas
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Besa:
(Gjyqtarët e ndeshjes: Visar Kastrati, Meriton Berisha, Bashkim Hyseni).