Sport

Superliga dhe Liga e Parë – Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës

Janë publikuar sonte delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e fundjavës në Superligën e futbollit.

Në program është java e 13-të, e cila hapet me tri ndeshje të së shtunës dhe dy, që luhen të dielën.

Të shtunën luhen Feronikeli – Arbëri, në të cilën gjyqtar kryesor është Tefik Maloku, shkruan Gazeta Olle.

Besfort Kosumi është në sfidën Besa – Drita, që zhvillohet po ashtu të shtunën, ndërsa në të njëjtën ditë luhet edhe Gjilani – Drenica, ku gjyqtar kryesor është deleguar Visar Kastrati.

Prishtina – Trepça ’89, që zhvillohet të dielën gjykohet nga Mervan Bejtullahu, derisa takimin e fundit, Ballkani – Llapi, e drejton Dardan Çaka.

Përveç takimit Ballkani – Llapi, që nis në ora 13:30, të gjitha ndeshjet tjera luhen prej orës 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së