Sport

Superliga 2020/21: Top asistuesit e këtij sezoni, prijnë futbollistët e Ballkanit

Edicioni 2020/21 në Superligën e Kosvës kishte mjaft kthesa, duke mos u ditur deri në fund se kush do të shpallej kampion.

Prishtina arriti që në xhiron e parafundit të merrte trofeun në duar, duke lënë mbrapa Dritën dhe Ballkanin, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, Mirlind Daku i Ballkanit ishte golashënuesi më i mirë i Superligës, me plot 31 gola të shënuar për skuadrën nga Theranda.

Kjo do të thotë se sulmuesi gjilanas ka qenë i furnizuar mirë me topa nga bashkëlojtarët e tij.

Katër futbollistë të Ballkanit bëjnë pjesë në top 10-shen e asistuesve më të mirë gjatë këtij sezoni në Superligë.

Listës i prinë Ermal Krasniqi i Ballkanit me tetë asistime, e i dyti është Endrit Krasniqi i Prishtinës me shtatë sosh.

Kjo është lista e plotë e asistusve më të mirë të Superligës për edicionin 2020/21:

1. Ermal Krasniqi (Ballkani) – 8

2. Endrit Krasniqi (Prishtina) – 7

3. Armend Thaqi (Ballkani), Blendi Baftiu (Ballkani), Ahmed Januzi (Llapi) – 6

4. Edvin Kuq (Ballkani), Leonit Abazi (Prishtina), Mankenda (Prishtina) – 5

5. Etnik Brruti (Besa), Astrit Fazliu (Drita), Ardian Limani (Drita) – 4

Postime të ngjajshme
Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë