Sport

Superlajm për futbollin e Kosovës, katër skuadra marrin pjesë në garat evropiane nga edicioni i ardhshëm

Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane.

Futbolli kosovar do të prezantohet në Champions League, Europa League dhe Conference League, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës, raporton FFK.

Me këtë rast kryetari Agim Ademi ka uruar në veçanti klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë. Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare. Në këtë rast përveq punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre. I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasiqë shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë Ademi.

Postime të ngjajshme
Sport

Lukaku drejt Chelseat, tifozët e Interit me mesazh të fuqishëm para selisë së klubit

Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës