Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë

Këto janë verdiktet që ka dhënë Superkomjuteri në Angli, i cili ka stimuluar rezultatet e mundshme të 38 javëve të Premier Ligës së sezonit 2021-2022.

Sipas llogarive të tyre, Arsenali do t’i dënojë tifozët e vet me një tjetër sezon të vështirë, duke u renditur në vend të 7-të dhe përjetuar një tjetër sezon jashtë Ligës së Kampioneve.

Por, ka lajme të mira për Chelsea. Kampionët e Evropës do të jenë rivalët kryesorë të “Qytetarëve” dhe do të renditen në vend të dytë.

Ndërkohë që Liverpooli parashikohet që për të dytin sezon radhazi ta mbyllë i treti, por Tottenhemi, Leicesteri dhe Arsenali do të mungojnë sërish në katërshen e parë.

Manchester United do të rrëshqasë nga kreu pavarësisht se ka bërë dy goditjet më të rëndësishme të merkatos deri tani në Angli: Jadon Sancho e Raphael Varane.

Gjithsesi, “Djajtë” do të sigurojnë biletën e fundit që të dërgon në Champions.

Skuadrat që superkompjuteri rendit në tri vendet e fundit të klasifikimit janë ekipet e Brentford, Watford dhe Norwich City.

Të tria skuadrat që u rikthyen në Premierligë këtë sezon, parashikohet që të luajnë sërish në Championship gjatë 2022-2023.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk