EURO 2020

Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të “Euro 2020”, është ‘zemërthyese’ për Anglinë

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dal të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Skuadra e Gareth Southgate do përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, derisa do shkojnë me besim të plotë duke marrë parasysh fitoren e thellë ndaj Ukrainës në çerekfinale, transmeton lajmi.net.

Në rast që mposhtin danezët, në finale do përballen me fituesin e takimit Spanjë – Itali.

Stats Perform i ka dhënë Italisë 39.8 për qind shanse për ta fituar këtë turne.

Anglia shihet si favoriti i dytë në këtë turne me 29.4 për qind edhe pse ende nuk kanë pranuar gol.

Spanja ka shanse 22.4 për qind, derisa Danimarka me vetëm 8.4 për qind.

Ndërkohë, finalja e “Euro 2020” do zhvillohet me 11 korrik në “Wembley”.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020