
Marclei Santos e ka filluar aventurën e tij tek Arbëria me formë të lartë.
Sulmuesi brazilian pati paraqitje të mira edhe në Antalia, por golin e gjeti edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Olle.
Ish-sulmuesi i Feronikelit realizoi sot dopietë për skuadrën e re.
Ai shënoi të dy golat në fitoren e Arbërisë përballë Vëllaznimit.
Fillimisht Marclei shënoi me një goditje të saktë me kokë, e pastaj ishte më i shpejti në zonë dhe realizoi pas huqjes së penalltisë nga Gresild Lika.
Arbëria beson se tek Santos ka gjetur “bomberin” i cili do i mbajë ata në një pozitë komode dhe larg rrezikut në tabelë.