Sport

Super talenti nga fshati Sharban, transferohet te Hoffenheim

Se Kosova ka të ardhme të ndritur në futboll, tregon edhe fakti se skuadrat evropiane dita ditës po vërshohen nga talentët kosovar, shkruan BlicMedia.

Njëri nga ta ështè edhe Fisnik Asllani i lindur më 08.08.2002, i cili paraqitet si sulmues qëndror.

Asllani hapat e parë prej futbollisti i ka nisur në vitin 2008 te skuadra BFC Dynamo Berlin.

Te kjo skuadër Asllani qëndroi deri në vitin 2016 dhe më pas kaloi te Union Berlin.

Së fundmi sulmuesi 18- vjeçar saktësishtè më 29-06 2020 u transferua te skuadra e madhe gjermane Hoffenheim me të cilën ka nënshkruajtur kontratë 4 vjeçare.

Asllani gjithashtu ka të regjistruara 5 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës U17, e së fundmi ka bërë edhe dy paraqitje me Kombëtaren gjermane, ku duhet cekur se në përballje ndaj Serbisë kishte një super paraqitje, ku shënoi edhe gol.

Se Fisnik Asllani pritet të jetë një Lewandowski i ri tregojn edhe statistikat.

Sulmuesi nga 57 paraqitje ka realizuar plotē 51 gola. /A.G/BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët