Sport

Super Neymar, ia humb topin kundërshtarit me këto aftësi brilante – VIDEO

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

E vërshëllyen tërë ndeshjen, por në fund shënoi gol dhe heshti gjithë stadiumin, ky është Neymari, emri i të cilit ishte më i përfolur në afatin kalimtar

PSG e mposhti Strasbourgin me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Neymar në minutën e 92-të, shkruan Reporteri.

Gjatë ndeshjes ai ishte vërshëllyer nga tifozët e Parisit, të cilët e kanë humbur simpatinë që e kanë pasur për yllin brazilian.

Pavarësisht vërshëllimave Neymari tregoi më të mirën në fushë, duke dhuruar spektakël, e madje edhe duke shënuar edhe një gol brilant.

Por, para se të shënonte golin ai me aftësitë e tij tregoi se është njëri nga dribluesit më të mirë që njeh bota e futbollit.

28 vjeçari e shëtiti një futbollist të Strasbourgit, i cili u mundua edhe ta kapte për fanellë, por nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Për më shumë shiko videon e mëposhtme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv