Sport

Super derbi Gjilani – Drita: Ja sa bileta pritet të jenë në dispozicion për tifozët

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ditën kur do të zhvillohet derbi më i madh i futbollit kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Dy rivalët e përbetuar lokal do të sfidohen në kuadër të javës së 15-të kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Ndonëse në kushte aspak të mira, stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arena e duelit të zjarrtë që pritet të sjellë spektakël në fushë dhe tribuna.

Në derbin e dytë të këtij edicioni, SC Gjilani është në epitetin e vendasit, gjë që e obligon të bëj organizimin e ndeshjes.

Demokracia.com nga burime pranë klubit “kuqebardhë” mëson se 30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë e lejueshme për tifozë.

1200 bileta do të jenë në dispozicion për tifozët që kanë fatin të përcjellin nga afër derbin gjilanas.

Siç mëson gazeta, numri i tifozëve të Dritës, të cilët janë në cilësinë e mysafirëve këtë sfidë, pritet të jetë shumë i limituar.

Derbi Gjilani – Drita luhet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Kujtojmë se derbin e fundit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e fituan të besuarit e trajnerit, Ismet Munishi me rezultat të pastër 0-2.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme