Sport

Sunaj Keçi: Kjo është sëmundje e futbollit kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri Sunaj Keçi është shprehur i pakënaqur me referimin, në ndeshjen ku skuadra e tij Flamurtari pësoi humbje nga Ferizaj.

Flamurtari u mund minimalisht në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës.

“Me këtë referim kurrë s’kam qenë i kënaqur, kjo është sëmundje e futbollit kosovar”, tha Keçi pas ndeshjes për Supersport Kosovën.“Kjo është anomali pasi që po e shohim javë për javë nuk akordohen penalltitë”, theksoi ai.

“Por nuk jam unë njeriu adekuat, ka komisione le të merren me ta [gjyqtarët]”, shtoi ai.Ai pati ankesa edhe për kalendarin e ngjeshur, ku tha se futbollistët e Superligës së Kosovës nuk mund ta përballojnë një të tillë.

“Kemi pasur kalendar të vështirë, është ndeshja e tretë për 8 ditë, është vështirë që një lojtar i Superligës së Kosovës ta përballojë këtë”, përfundoi ai.Flamurtari pas kësaj humbjeje ka rënë në pozitën e 10-të në tabelë, me 12 pikë, aq sa ka Ferizaj që është ngjitur një pozitë më lart.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv