Lajme

Suma, nuk do të jem kurrë pjesë e asnjë partie politike

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë që nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë partie politike.

Suma në Klan Kosova, ka thënë që qytetarët kërkojnë që ai të vazhdojë të udhëheqë me komunën.

“Qytetarët kërkojnë që unë të vazhdoj të udhëheqi me Hanin e Elezit. Po të pyetesha unë, në vullnetit tim mandati i dytë ka qenë i tepërt. Në dy mandatet e para, kemi pasë oferta. Tash, pasi shumica e partive politike e ka parë që unë nuk inkuadrohem në asnjë parti politike, nuk bëjnë kërkesa siç kanë bërë më herët”.

“Jam takuar gati me të gjithë dhe e kam shprehur qëndrimin tim që s’do të jem pjesë e asnjë partie politike. Nëse do të mbetetm në politike do të mbes veq i pavarur sepse qytetarët të besojnë më tepër”.

“Kam vendosur që derisa të jem në politikë, të punoj gjithmonë si pavarur”, u shpreh Suma.

Postime të ngjajshme
Lajme

IKSHPK bënë thirrje për zbatimin e masave kufizuese

Lajme

Bëhet promovimi i librit “Krime serbe në Kosovë”

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh