Sport

Sulmuesi shqiptar mbyll aventurën te ekipi kroat, rikthehet sërish te skuadra e tij

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra e Sibenikut.

Sahiti ishte i huazuar te kjo skuadër dhe do të rikthehet te klubi i tij, Hajduku i Splitit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin është bërë i ditur nga vetë futbollisti shqiptar i cili shkëlqeu me fanellën e Sibenikut.

“Dua të falënderoj HNK Sibenik, të gjithë trajnerët, punonjësit e klubit dhe tifozët. Faleminderit për mundësinë dhe mbështetjen, ishte e mrekullueshme të punoja me ju. Unë do të vazhdoj të jem tifozi juaj besnik, faleminderit nga zemra, Emiri Sahiti”, ka shkruar 22-vjeçari në Instagram.

Në 35 ndeshje sa ka luajtur në total, Emir Sahiti realizoi 7 gola dhe ndihmoi bashkëlojtarët me 2 asistime.

Sahiti gjithashtu aktivizohet edhe te Kombëtarja U21 e Shqipërisë.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë