Sport

Sulmuesi i ri i Fenerbahces, Kemal Ademi: Nuk ngjaj me Vedat Muriqin, nuk kam pasaportë të Kosovës

Sulmuesi i ri i Fenerbahces, Kemal Ademi, ka folur për ueb faqen e klubit, duke iu përgjigjur disa pyetjeve edhe për Kosovën dhe Vedat Muriqin.

Ai ka një javë që është bashkuar me klubin dhe thotë se klubi i Fenerbahces është fantastik dhe se është i lumtur që është në këtë vend, transmeton Telegrafi.

“Ka një javë që kam ardhur. Ky është një klub fantastik. Një klub me lojtarë fantastikë dhe një shtab teknik fantastik. Fenerbahçe është një ekip i shkëlqyeshëm dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Ai pastaj është pyetur se a do të luajë për Turqinë, pasi ka qenë i lidhur me këtë gjë në të shkuarën, ndërsa nënvizoi se nuk ka pasaportë të Kosovës.

“Unë kam të afërm këtu, por nuk e di nëse mund të luaj në ekipin kombëtar turk. Meqenëse kam një pasaportë zvicerane, kam edhe një pasaportë gjermane. Unë nuk kam pasaportë të Kosovës. Arsyeja pse kam një pasaportë gjermane është se kam lindur atje”, ka thënë ai.

I pyetur për ngjashmëritë me ish-sulmuesin e Fenerit, tani te Lazio, Vedat Muriqin, ai tha se nuk ka biseduar me të dhe se nuk ngjan në stilin e lojës.

“Unë nuk kam biseduar me Vedat Muriqin, por i kam shikuar ndeshjet e Vedatit në Fenerbahçe. Ai shënoi shumë gola. Është një sulmues i shkëlqyeshëm. Ai është gjithashtu një lojtar i shkëlqyeshëm te Kosova. Unë kam parë ndeshjet e tij por nuk kam folur me të”.

“Unë nuk jam një sulmues i tipit të Vedat Muriqi. Unë jam një futbollist i shpejtë për gjatësinë që kam”, ka thënë Ademi.

Tutje ish sulmuesi i Baselit shtoi se idhull e ka Zlatan Ibrahimovicin, ku edhe shokët e ish-skuadrës e thërrisnin me këtë emër.

Postime të ngjajshme
Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante

Sport

Sot fillon kampionati i Ligës së Veteranëve në futboll

Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’