Sport

Sulmuesi i Real Madridit i mori të dashurën, futbollisti serb po lufton me depresionin

Futbollisti serb nga Novi Pazari, Adem Ljajiq është duke u përballur me depresionin, përcjell “Zeri.info”.

Deri te kjo gjendje, futbollistin serb e ka sjellur ndarja me modelen, Sofia Millosheviq dy vite më parë, bëjnë të ditur mediat turke.

29-vjeçari ishte në lidhje me modelen e famshme serbe, të fejuarën aktuale të sulmuesit të Real Madridit, Luka Joviq.

Karriera e lojtarit, Ljajiq këto vite është shënuar nga skandale të shumta, madje këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim.

Ndërkohë gazeta “Hurriyet” jep informacione ne lidhje me disiplinën e tij.

Siç shkruajnë turqit, futbollisti serb ka bërë një festë në shtëpinë e tij së bashku me disa miq i dehur me alkol.

I njëjti medium kujton se Ljajiq kishte probleme për shkak të jetës së natës dhe alkoolit disa kohë më parë, dhe ende nuk dihet se çfarë mase do të marrë klubi turk. /

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Leon Dajaku huazohet te kjo skuader

Sport

Dajaku zyrtarizon ndarjen me Ferizajn, në kërkim të një aventure të re!

Sport

Drenica udhëton për përgatitje jashtë vendit, do të luaj miqësore ndaj skuadrës tjetër kosovare

Sport

Arbëria, Ballkani dhe Llapi janë akomoduar në të njejtin hotel për fazën përgatitore