Sport

Sulmuesi i Juventusit i bën apel Ibrahimovicit të kthehet në kombëtaren suedeze

Sulmuesi i Juventus, Dejan Kulusevski, është shrpehur i kënaqur me fitoren e “Bianconerëve” ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Kulusevski tha se ai dëshiron të vazhdojë tek Juventus edhe për shumë vite tjera, por shprehu ambiciet e tij edhe për Kampionatin evropian, ku i bëri apel edhe sulmuesit të AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, që të rikthehej tek Kombëtarja suedeze, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte mrekulli nëse do të kthehej”, tha ai.

“Ne i shkruajmë shpesh njëri-tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi që vështirë se dikush në botë mund të bëjë atë që ai bën. Kur ai flet për mua, më bën të punoj edhe më shumë të nesërmen në stërvitje, sepse jam shumë krenar”, tha Kulusevski.

“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të rikthehet që të luaj me Suedinë në Euro. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra!”, përfundoi Dejan Kulusevski.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës