Lajme

Sulmohet një autobus që transportonte policinë në Turqi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Raportohet se një sulm me bomba goditi një autobus që transportonte policinë në provincën jugore turke të Adana.

Në sulmin e ndodhur në mëngjesin e ditës së mërkurë mbetën të lënduar disa njerëz.

Ndëresa, mediat turke kanë publikuar video të një autobusi të dëmtuar rëndë, i rrethuar nga mbeturinat dhe automjetet e tjera të dëmtuara nën një mbikalim për këmbësorët në zonën e Yuregir në Adana.

Burimet thanë se ambulancat i çuan të plagosurit në spitalet e zonës. Policia e armatosur mbylli zonën dhe po shqyrton vendin e ngjarjes. Nuk është e qartë se kush mund të qëndron pas sulmit.

Sipas Agjencisë Anadolu, Guvernatori i Adana, Mahmut Demirtas tha se një zyrtar policie dhe katër kalimtarët u plagosën lehtë nga një bombë që shënjestroi një autobus që transportonte personelin e policisë.

Demirtas tha se ose një pajisje eksplozive e improvizuar ose një lloj tjetër bombe mund të jetë përdorur në sulmin në rrethin qendror Yuregir.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat