Sport

Sulmi i Baselit do të flas shqip, gjiganti zviceran pranë transferimit të sulmuesit shqiptar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Albian Ajeti është larguar nga Baseli për tu transferuar në Ligën Premier te West Ham United.

Por gjatë afatit kalimtar veror në Basel u transferua sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi që ka filluar shkëlqimin me fanellën e gjigantit zviceran.

Baseli tani është në kërkim të një lojtari që do ta zëvendësojë Ajetin dhe duket se do të jetë përsëri një futbollist shqiptar.

Fjala është për sulmuesin Florian Kamberi që në dy vitet e fundit është pjesë e futbollit skocez te Hibernian.

24-vjeçari ka shkëlqyer në Skoci ku në 48 ndeshje me fanellën e Hibernian ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Mediat zvicerane kanë raportuar se Baseli ka filluar kontaktet me klubin skocez për transferimin e Kamberit.

20 herë kampionët e Zvicrës janë gati të paguajnë rreth dy milionë euro për ish-anëtarin e Grasshopperit.

Kamberi më parë ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, ndërsa është një futbollist që pret të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Në rast transferimit te Baseli, Kamberi do të bashkohej me futbollistët tjerë shqiptar si Kemal Ademi, Edon Zhegrova, Tician Tushi, Jozef Pukaj e Taulant Xhaka.

12th July 2018, Easter Road, Edinburgh, Scotland; UEFA Europa League football, first qualifying round, 1st leg, Hibernian versus NSI Runavik; Florian Kamberi of Hibernian celebrate scoring from the penalty spot (photo by Alan Rennie/Action Plus via Getty Images)

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv