Lajme

Sulm kibernetik ndaj IKShPK’së: Keqpërdoret lista e personave të testuar për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka pësuar një sulm kibernetik, kjo ka ndodhur në Qendrën Operative.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari i angazhuar në këtë Qendër ka raportuar se lista e personave të testuar në IKShPK pa autorizim është shpërndarë nga e-maili zyrtar i Qendrës Operative në një e-mail adresë tjetër.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00.

Ky rast i ndjeshëm është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se lista e personave, pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Kërset” dajaku ndërmjet disa vajzave në Ferizaj

Lajme

“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”

Lajme

Adoleshentja gjendet e vdekur, mbështjellë në plastikë në një depo

Lajme

“No comment” – Reagimi i Florentina Gjergjaj pasi doli video dëshmia se si u vodhën votat për ta bërë Meliza Haradinajn deputete