Sport

Suedia regjistron fitoren e tretë radhazi, mposht edhe Spanjën

Kombëtarja e Suedisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e tretë në Grupin B, Suedia shënoi fitore ndaj Spanjës.

Ndeshja e zhvilluar në “Friends Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Alexandes Isak dhe Viktor Claesson shënuan golat e fitores për vendasit, teksa për mysafirët realizoi Carlos Soler.

Suedia ka nëntë pike dhe është lidere e grupit, teksa spanja mbetet me shtatë pikë dhe renditet e dyta, por spanjollët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kujtojmë se pjesë e Grupit B është edhe Kosova, e cila ka tre pikë dhe renditet e treta. “Dardanët” deri më tani kanë zhvilluar tri ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane