Sport

Suedia me mungesë të madhe për ndeshjen kundër Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Suedia ka mësuar disa lajme aspak të mira para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja skandinave ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Moldavisë, para përballjes me Kosovën, dhe në këtë ndeshje ka humbur njërin nga yjet e kombëtares.

Jordan Larsson është lojtari që ka pësuar një lëndim, bëhet e ditur nga ‘Footballskanal’.
Larson, i cili shënoi golin e fitores për Suedinë, kundër Moldavisë, do të jetë jashtë fushave të blerta kundër Dardanëve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares suedeze, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një lëndim muskulor, minor, por që ia pamundëson paraqitjen ndaj Kosovës.Goli kundër Moldavisë, ishte i pari për Larsson me kombëtaren A të Suedisë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv