Sport

Suedi – Spanjë, formacionet e mundshme

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës të grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Suedia e pret në shtëpi Spanjën me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshjet luhet në kuadër të grupit B ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Gjeorgjia e Greqia.

Pas tri ndeshjeve Spanja prin me shtatë pikë, ndërsa Suedia ka gjashtë pikë por me një ndeshje më pak.

Këto dy kombëtare synojnë pozitën e parë dhe kjo ndeshje do të jetë shumë përcaktuese për fatin e tyre në këto kualifikime.

Pritet një përballje e fortë dhe e luftuar deri në fund.

Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen; Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Isak, Kulusevski

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Sanchez; Azpilicueta, Garcia, Laporte, Gaya; Busquets, Koke, Rodri; Torres, Morata, Moreno.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti