Sport

Suedi – Kosovë, kompania e madhe e basteve publikon kuota të “çmendura”

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës eliminatore në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje drejt Stokholmit, ku sot do të luajnë ndaj Suedisë, shkruan FrontOnline.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, derisa është ndeshja e gjashtë.

Sfida në fjalë luhet në “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka katër pikë në vendin e katërt. Kurse, Suedia ka nëntë pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat e basteve për ndeshjen e sontme.

Suedia është favorite absolute me kuotë 1.33, kurse barazimi vlen 5.00, ndërkaq fitorja e Kosovës me 8.50.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit