Sport

Stullqaku i Malishevës paralajmëron Ballkanin për duelin e ardhshëm

Java e gjashtë në Superligë zhvillohet në fundjavë dhe do të sjellë ndeshje shumë interesante, shkruan Sheshi.info

Përveç derbit të zjarrtë kosovar Drita – Gjilani, interesant pritet të jetë edhe dueli mes Malishevës dhe Ballkanit.

Për këtë ndeshje ka folur edhe sulmuesi i rrezikshëm, Torvioll Stullqaku, i cili ka paralajmëruar skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi.

“Nëse luajmë sikurse kudër Prishtinës dhe Dritës, besoj që do të nxjerrim rezultat pozitiv. Ka me pas shumë të vështirë Ballkani me na mposhtë”, tha Stullqaku në emisionin “Ekipi A”.

Ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën e ardhshme me fillim nga ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Sport

Shqipëria pritet t’i bëjë ftesë super mesfushorit nga Kosova