Lajme

Studentët presin lirimin nga të gjitha pagesat për vitin akademik 2020-2021

Disa organizata studentore ende janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Arsimit, lidhur me kërkesën për lirimin e studentëve nga të gjitha pagesat për vitin akademik 2020-2021 për shkak të vështirësive financiare që ka sjellë pandemia.

Studentët thonë se kërkesa është e arsyeshme, sepse pandemia i ka prekur ekonomitë familjare të studentëve. Edhe njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se studentët që janë prekur nga pandemia, duhet të favorizohen.  


Disa organizata studentore kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të gjithë studentët të lirohen nga pagesat  për vitin akademik 2020-2021 për shkak të  vështirësive financiare që ka sjellë pandemia Covid-19. Elbasan Geci, nga Parlamenti Studentor, i tha Radio Kosovës se janë në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Arsimit.

“ Kërkesën e kemi dorëzuar dhe jemi në pritje të një përgjigjeje. Ketë kërkesë e shohim si të arsyeshme, për arsye se pandemia ka ndikuar në ekonomitë familjare të studentëve. Po ashtu edhe kryetari i Parlamentit Studentor është në proces por aktualisht nuk ka marrë ndonjë përgjigje.” 
Këtë kërkesë studentët po e vlerësojnë si shumë të qëlluar. Jeta Fazliu  e Blerton Neziraj i thanë Radio Kosovës se pandemia Covid-19 ka ndikuar në ekonomitë familjare dhe lirimi nga pagesat për ketë vit do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.


“ Jam e informuar për kërkesën e organizatave studentore për t’u liruar nga të gjitha pagesat. Dhe nëse kjo do të aprovohet kishte me qenë shumë mirë, pasi që pandemia ka shkaktua krizë financiare në çdo familje. Është e mirëseardhur për shkak të shpenzimeve që kemi se unë jam nga qyteti i Shtimes dhe kemi shpenzime për banim, udhëtim e shpenzime të tjera.” 
E njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, në një përgjigjeje për Radio Kosovën vlerësoi se kjo kërkesë është e arsyeshme, por, sipas tij, nëse do të ishte e mundur përzgjedhja e studentëve me kushte me të rënda ekonomike do të ishte një vendim i qëlluar.

“ Duhet të veprohet sipas rastit, se jo të gjithë janë në pozitë të vështirë nga pandemia dhe jo të gjithë nuk kanë mundësi që të paguajnë. Nëse ka mundësi që vërtet të bëhet një farë diferencimi në mes tyre ata që janë goditur nga pandemia e kjo kategori ish dashur të favorizohet.”  
Ministria e Arsimit, në një përgjigjeje për Radio Kosovën  bëri të ditur se e kanë marrë kërkesën por ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me ketë çështje. E sa i përket pagesave për studime, Kosova ka pagesën më të ulët për semestër në rajon, me 25 euro për semestër ose 50 Euro në vit. Aktualisht studentët e vitit të  parë janë të liruar nga pagesa, fëmijët e kategorive të dala nga lufta, studentët me nevoja të veçanta, familjet me asistencë sociale, si dhe familjet që kanë dy ose më shumë studentë./Radio Kosova/

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura