Sport

Sterling, reagon pasi u dënua nga Anglia

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mesfushori anglez, Raheem Sterling, nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Malit të Zi.

Ai është dënuar për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj mbrojtësi Joe Gomez në stërvitjen e së hënës.

Pas kësaj, Sterlingu ka reaguar në profilin e tij në Instagram, duke bërë të qartë se tashmë gjithçka është në rregull dhe marrëdhenjet me Gomezin janë normale.

“Unë dhe Joe patëm ca fjalë, i sqaruam gjërat dhe vazhduam. Jam mjaftueshëm burrë për ta pranuar kur kaplohem nga emocionet”.

“Fillimisht të gjithë e dinë se çfarë kjo ndeshje do të thotë për mua”, shkroi ai në Instagram.

“Të gjithë e dinë se unë nuk jam i tillë dhe për t’i rënë shkurt, unë dhe Joe patëm ca fjalë, i zgjodhëm gjërat dhe vazhduam. Jemi në një sport ku emocionet janë të larta dhe e pranoj se u kaplova nga emocionet. Ne vazhdojmë, kjo është arsyeja pse e luaj këtë sport për shkak të dashurisë që kemi për të”, thotë Sterlingu.

“Unë dhe Joe Gomezi jemi në rregull, që të dytë e dimë se ishte diçka që zgjati 5-10 sekonda. Është e kryer, vazhdojmë më tej dhe të mos e bëjmë më të madhe se sa që është. Le të fokusohemi në ndeshjen tonë të enjten”, ka shkruar ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv