Sport

Statovci dhe Begolli tregojnë se a është dashur të përsëritej penalltia e Gjilanit ndaj Dukagjinit

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e nxehtë në këtë sezon.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të është shoqëruar me polemika të shumta.

Një rast i dyshimtë ka ndodhur në fund të ndeshjes kur është akorduar penallti për Gjilanin. Goditja e Gerhard Prognit nga pika e bardhë është pritur nga Kenan Haxhihamza. Por, skuadra mysafire pretendon se kjo penallti është dashur të përsëritej për arsyeje se futbollisti vendas është futur në zonë ende pa e goditur penalltinë, shkruan Sheshi.info

Për këtë temë kanë folur edhe analistët, Faruk Statovci dhe Granit Begolli, të cilët ishin të ftuar në emisionin ‘Ekipi A’ në ATV.

Sipas Begollit, penalltia është dashur të përsëritej pasi që ka ndodhur edhe më herët rasti i njëjtë.

‘Me VAR një penallti Gjilanit i është kthyer në ndeshjen kundër Ulpianës. Pra, është i njëjti rast sikurse tek ndeshja Gjilani – Ulpiana. Futbollisti i Dukagjinit është futur në zonë para se të godiste Progni penalltinë, kështu që Gjilani është dëmtuar këtu’, ka thënë Begolli.

Në anën tjetër edhe Faruk Statovci ka potencuar se penalltia e Gjilanit është dashur të përsëritej.

‘Unë nuk merrna çfarë thonë nëpër klube, unë po flas çfarë po shoh këtu. Penalltia është dashur të përsëritet, për shkak se lojtari i Dukagjinit është futur në zonë pa e goditur penalltinë lojtari i Gjilanit. Nëse është dëmtu Gjilani vendas edhe në këtë rast është dashur që penalltia të përsëritej. Por, para se me ardh tek penalltia, skuadra e Dukagjinit është dashur me e kry ndeshjen më herët sepse kanë humbur shumë raste’, ka thënë Statovci.

Dukagjini edhe Gjilani kanë luajtur baras, 1-1. Golin për ‘Hithat’ e ka realizuar sulmuesi Ahmed Januzi, kurse për ‘Skifterat’ kishte realizuar Gerhard Progni.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme