Sport

Statistikat e Van Dijk: A e meriton holandezi çmimin si më i miri nga FIFA?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sonte do të mbahet ceremonia e ‘FIFA Best Awards’.

Në qytetin e Milanos, sonte do të ndahen çmimet e ‘FIFA Best Awards’, ku vëmendja më e madhe shkon tek çmimi për lojtarin më të mirë.

Emër i ri në top treshen finale të këtij viti për çmimin e lojtarit më të mirë është Virgil Van Dijk, krahë dyshes së jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Van Dijk ka pasur suksese të mëdha me skuadrën e Liverpool, por edhe individualisht ka qëndruar shumë mirë.

Por, cilat janë statistikat e Virgil për edicionin 2018/19?

Në total, Van Dijk ka luajtur 59 ndeshje (9 me kombëtaren e Holandës). Këto 59 ndeshje përkthehen si 5305 minuta. Në këto 5305 minuta, Van Dijk ka fituar plot 303 duele (47 me fanellën e Holandës) si dhe ka fituar 257 duele në ajër (34 me Holandën), përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse këto statistika do të jenë të mjaftueshme për t’i siguruar holandezit çmimin e më të mirit nga FIFA.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv