Sport

Statistikat e Nuhiut si trajner i Dritës

Ardian Nuhiu po shënon suksese të mëdha .si trajner i Dritës

Trajneri nga Shkupi u emërua në stolin e “Intelektualëve” pas dorëheqjes së Duros, duke drejtuar kështu skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit 2018/19 dhe më pas gjatë tërë sezonit 2019/20 kur edhe u shpallën kampion, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i ri po drejton me shumë sukses skuadrën edhe këtë sezon, duke përfunduar stinorin vjeshtor si liderë me 3 pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Në total, Nuhiu ka qenë në stol të Dritës për 68 takime deri më tani, teksa numëron plotë 137 pikë në këto duele. (41 fitore, 14 barazime, 13 humbje).

Rivali më i vështirë në Superligë për gjilanasit gjatë kohës prej nga kur Nuhiu ka marrë frenat e skuadrës në duar ka qenë Ballkani.

Ndaj suharekasëve, Drita numëron 3 fitore dhe 5 humbje në 8 duelet me trajnerin shkupjan.

Statistika jo të kënaqshme, Drita e Nuhiut ka pasur edhe kundër Prishtinës ndaj të cilëve numëron një fitore, pesë barazime dhe një humbje.

Ndërkohë, rivali lokal Gjilani ka qenë një nga viktimat e preferuara të “Intelektualëve”, në 7 takime me të në krye Drita ka arritur katër fitore, krahas 2 barazimeve dhe një triumfi të rivalëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim