
Kryendeshja e javës së 21-të në Superligën e Kosovës do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” mes FC Prishtinës dhe Dritës.
Dy skuadrat do të përballen pasnesër në ndeshjen e pestë zyrtare këtë edicion, apo të tretën kampionate.
Në katër ndeshjet e këtij edicioni, prishtinasit kanë korrur dy fitore (3:1 në Superkupë dhe 1:0 në Kupë), derisa kanë edhe dy barazime – 0:0 dhe 1:1 – në kampionat.
Në përgjithësi, në 52 përballje, FC Prishtina ka 23 fitore, Drita dhjetë fitore dhe 19 ndeshje janë mbyllur baras.
FC Prishtina është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në kampionat, derisa Dritën e pret si skuadra më në formë në ligë sivjet.
Nga ana tjetër, Drita udhëton në kryeqytet pas humbjes 1:2 nga Trepça ’89 në Gjilan.