
Mirlind Daku ishte shumë larg futbollistëve të tjerë sa i përket golave të realizuar këtë stinor vjeshtor.
Gjilanasi shënoi 21 gola në vetëm 18 takime të luajtura duke i ikur kështu për 14 shënime sulmuesëve të tjerë që e ndjekin në listën e top golashënuesëve, shkruan Gazeta Olle.
Bomberi 22 vjeçar ka një mesatare gol për minut për tu pasur lakmi nga secili sulmues vendor dhe evropian.
Daku ka realizuar një gol në çdo 76 minuta të luajtura.
Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 2 het-trika këtë sezon, teksa në 5 takime ka shënuar nga dy gola.