Sport

Start jo i mirë i Gjilanit në Superligë? – për këtë ka një përgjigje Munishi

Gjilani nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Superligë, derisa në pesë ndeshjet e para ka marrë vetëm një fitore, krahas tre barazimeve dhe një humbje, shkruan Sheshi.info

Por për këtë kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka një përgjigje, teksa theksoj se në çdo ndeshje kundërshtarët janë mbrojtur me dhjetë lojtarë.

“Nuk është pjesa që ne nuk kemi luajtur mirë, por kundërshtarët janë mbrojtur me dhjetë veta. Na nuk jemi ata që të luajmë taktikën e kundërshtarit, por duhet të shpërthejmë, të jemi me konkret dhe me të koncentruar. Ne nuk jemi aspak të kënaur me startin edhe pse kemi mundur të fitojmë me shumë pikë”, tha Munishi për RTV Dukagjini.

Kuqebardhët në javën e gjashtë do të përballen me Dritën, ndeshje kjo e cila zhvillohet këtë të dielë nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit