Sport

Stadiumi merr flakë nga fishekzjarrët, ndërpritet ndeshja menjëherë

Ndeshja mes Wacker dhe Klagenfurt, në ligën e dytë austriake ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.

Tifozët vendas, për shkak se ndeshja luhej me dyer të mbyllura, vendosën, t’i japin zemër skuadrës së tyre, me anë të fishekzjarrëve. Ata hodhën fishekzjarrë të shumta mbi stadium, në mënyrë që të motivonin lojtarët. Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit.

Nga fishekzjarrët, në një pjesë të stadiumit u shfaq flaka, ku u pa se diçka po digjej. Në këtë situatë, ndeshje u ndërpre menjëherë, teksa zjarrfikësit nisën menjëherë nga puna, për të shuar zjarrin. Ajo që po digjej ishte një fole zogjsh, e bërë në stadium. Sapo zjarri u fik, ndeshja nisi, me 20 minuta vonesë, e cila u mbyll me fitoren e vendasve 2-0./Panoramasport.al/

 

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës