Sport

Stadiumi i mbuluar në borë, por gjyqtari kosovar nuk i ndal përgatitjet

As bora e madhe që ka rënë këto ditë nuk po i ndalë profesionistët të përgatiten.

Përveç futbollistëve, edhe gjyqtarët nuk po pushojnë duke vrapuar për të qenë në formë optimale për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Olle.

Përderisa futbollistët udhëtojnë me skuadrat e tyre jashtë vendit, gjyqtarët nuk e kanë këtë mundësi dhe duhet që të përgatiten në kushtet që mbizotërojnë në vendin tonë.

Disa ditë më parë qarkullonte në rrjet fotoja e Dardan Çakës i cili po përgatitej në shi, ndërsa sot një fotografi gjatë përgatitjeve të tij e publikoi edhe gjyqtari tjetër, Erdall Zasella.

Zasella shihet duke vrapuar në “Riza Lushta” teksa tregon orën e tij të mençur pavarësisht se stadiumi është i mbuluar nga rreshjet e borës.

Postime të ngjajshme
Sport

Nizhny – Drita, ky është rezultati aktual

Sport

Ballkani merr një tjetër fitore, triumfon ndaj ekipit bullgar

Sport

Ekskluzive: Nga ky vit ndryshon dizajni i trofeut që do ta marrë kampioni i Kosovës

Sport

Pakënaqësi te klubi i madh shqiptar, tifozët zbresin në fushë dhe kanë kërkesë për lojtarët