Sport

Stadiumi i Lirisë po merr pamje të re

Stadiumi “Përparim Thaqi” në Prizren së shpejti do të ketë pamje të re, raporton Zeri.info.

Në këtë stadium ka nisur që të ndërrohet tapeti i barit sintetik teksa ky investim është bërë i mundur nga Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prizrenit.

Punimet janë në fazën përfundimtare ndërkohë që për “Zeri.info”, klubi raporton se ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor ndaj Rahovecit, pritet që të luhet në Prizren më 27 nëntor.

Liria të gjitha ndeshjet deri më tash i ka zhvilluar në Prizren hiq takimin ndaj A&N që e ka zhvilluar në Suharekë.

Liria që është një ndër klubet më të mëdha në Kosovë, në këtë edicion garon në Ligën e Parë (Grupi A).

Pas xhiros së 12, skuadra “bardhezi” ndodhet në pozitën e gjashtë me 15 pikë të grumbulluara.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *