Sport

Stadiumi “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë merr pamje fantastike!

Stadiumi “Ekrem Grajqevci” ani pse tashmë nuk është pjesë e kampionatit elitar, gjendja e terrenit dhe impiantit në përgjithësi është ende fantastike, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubi i Fushë Kosovës ka publikuar disa pamje tejet të bukura në llogaritë e rrjeteve sociale, teksa shihet se reflektorët po punojnë për mrekulli, teksa edhe cilësia e barit në këtë stadium është në nivelin më të mirë të mundshëm falë mirëmbajtjes që i bëjnë punëtorët.

Skuadra e Fushë Kosovës po shijon suksesin në Ligën e Dytë falë edhe stadiumit të mirë që ka në dispozicion për të zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet kampionale.

“Pampurat” për momentin janë lider të këtij divizioni dhe po synojnë të rikthehen prapë në nivelet e larta ku edhe luanin në të kaluarën.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë