Sport

Sqarohet KF Ferizaj: Gjyqtari i ndeshjes u sulmua nga një tifoz me probleme mendore

Ndeshja mes Ferizajt dhe Ulpianës u ndërpre në minutën e 94-të.

Shkak për ndërprerje u bë sulmi ndaj gjyqtarit kryesor të takimit nga një tifoz i Ferizajit, shkruan Gazeta Olle.

Ngjarja ndodhi pasi lojtari i Ferizajt, Thesar Ismajli ishte i shtrirë dhe në gjendje kritike, ku po trajtohej nga stafi mjekësor.

Klubi vendas ka njoftuar se edhe gjendja e futbollistit është kritike dhe si klub po luten për shërimin e tij të shpejtë.

Deklarata e plotë nga KF Ferizaj:

Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 94-të. Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë dhe kritike, ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes e ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen. Lojtari ynë, Thesar Ismajli gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës