Lajme

Spitali i Pejës, aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton Telegrafi.

“62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 401 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 90 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“11 lindje kanë qenë gjatë 48 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. 343 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4320 analiza, ndërsa janë kryer 19 operacione”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Një person digjet brenda shtëpisë në Prishtinë

Lajme

IKSHPK, rastet aktive me koronavirus të shtohen në krahasim me ditët e kaluara

Lajme

Ja sa vendvotimeve të parapara janë rinumëruar në QNR

Lajme

Ines Demiri, ambasadorja e Kosovës dje ka arritur në Izrael