Lajme

Spitali i Pejës, 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19

65 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Një pacientë është në respirator (CPAP) dhe 43 janë në oksigjenoterapi.

Nga spitali njoftojnë se 12 pacientë të tjerë të cilët po marrim trajtim aty janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Postime të ngjajshme
Lajme

Flet axha i Albert Krasniqit: Vëllau ishte duke e shikuar armën që bleu Alberti, rastësisht shkrepi

Lajme

Ky është ministri kosovar që mori pjesë në varrimin e Albert Krasniqit

Lajme

Besa Gashi shpërthen në lot në varrimin e ish-burrit të saj

Lajme

“Nuk dal më në TV”, Baton Haxhiu vë bast për këtë çështje